A po i kundërpërgjigjet Sami Lushtaku, Bekim Jasharit? Ja veprimi i fundit i ish-kryetarit

Aktuale

A po i kundërpërgjigjet Sami Lushtaku, Bekim Jasharit? Ja veprimi i fundit i ish-kryetarit

Nga: N.H Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 18:48
Bekim Jashari dhe Sami Lushtaku

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka filluar organizimin e zgjedhjeve të brendshme në degën e PDK-së në ketë komunë.

Lushtaku përmes një postimi në Facebook, deklaron se janë akorduar që të angazhohen të gjithë, për të mbajtur zgjedhje sa më mirë të organizuara si dhe për të identifikuar kuadro të cilat mund të japin kontribut në Partinë Demokratike të Kosovës.

Në fund ai thekson se PDK në Skenderaj është dhe mbetet shumë e fuqishme falë mbështetjes së parezervë të qytetarëve, përcjell "Bota sot".

“Në vazhdën e organizimit të zgjedhjeve të brendshme në PDK, së bashku më anëtarët e Grupit Strategjik, kemi takuar strukturat e nëndegëve në Turiqevc dhe Runik. U dakorduam që të angazhohemi të gjithë, për të mbajtur zgjedhje sa më mirë të organizuara si dhe për të identifikuar kuadro të cilat mund të japin kontribut në Partinë Demokratike të Kosovës. PDK në Skenderaj është dhe mbetet shumë e fuqishme falë mbështetjes së parezervë të qytetarëve”, ka shkruar Sami Lushtaku në Facebook.

Ndërkaq, ky organizim po vije pas raportimeve të fundit se Partia Demokratike e Kosovës po përballet me një krizë në bastionin e saj.

Brenda këtij subjekti politik, në degën e Skenderajt kanë nisur përgatitjet për formimin e një iniciative rreth së cilës janë të angazhuar figurat qendrore të PDK-së; deputetë, ish-deputetë, udhëheqës komunalë e zëvendësministra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat