Gjuriq: Është një arsye se pse Kosova po dëshiron ta formojë ushtrinë

Aktuale

Gjuriq: Është një arsye se pse Kosova po dëshiron ta formojë ushtrinë

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 09:10
FSK

Transformimi i FSK-së në ushtri po vazhdon të mbetet temë kryesore e skenës politike në Serbi.

Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në një intervistë për “Alo”, ka thënë se tentativat për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës sipas tij janë shkelje e marrëveshjeve dhe ligjeve ndërkombëtare.

“Përgjegjësi kryesor për ruajtjen e sigurisë në Kosovë është KFOR-i. Është një arsye se pse Kosova po dëshiron ta formojë ushtrinë dhe ajo është shkelja e ligjeve dhe dëshirës për raporte normale”, ka thënë Gjuriq.

Madje Gjuriq u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që mos t’i bashkohen kësaj force.

“Serbët nuk duhet të marrin pjesë në një projekt të tillë, sepse do të bëheshin armë në duart e armiqve tanë”, ka thënë ai.

Gjuriq foli edhe për hapjen e urës mbi lumin Ibër, për të cilën tha se çdo veprim i njëanshëm i Kosovës mund të ndikojë në situatën e sigurisë në atë pjesë.

Ai në këtë intervistë vazhdoi me akuzat e tij ndaj Kosovës, duke aluduar në mos respektimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Kujtojmë, se si pasojë e presionit nga Beogradi, FSK-në tashmë e kanë lëshuar dhjetëra pjesëtarë të komunitetit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat