Ish-deputeti pyet se a është kthyer Thaçi në Kosovë, apo është duke lobuar për ndarje e vendit

Aktuale

Ish-deputeti pyet se a është kthyer Thaçi në Kosovë, apo është duke lobuar për ndarje e vendit

Nga: N.H Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 16:46
Hashim Thaçi

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali, përmes një postimi në Facebook, ka bërë një pyetje publike për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Tali pyete se a është kthyer presidenti Thaçi në Kosovës, apo siç thotë ai, është ende në Londër me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke lobuar për ndarjen e vendin.

“A u kthy Hashimi në Kosovë a hala është në Londër me Vuçiçin t'u lobu për ndarjen e Kosovës?”, është pyetje e Talit në Facebook.

Ndërkaq, kujtojmë se më 11 nëntor, nëse gjithçka shkon sipas planit, në Paris do takohen presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Në Paris, sipas raportimeve të mediave, do diskutohet për dialogun mes dy vendeve, si dhe idetë e reja të të dy presidenteve, korrigjimi i kujve dhe njohja e eventuale e Serbisë ndaj Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat