Haradinaj uron Loriana Kukën për medaljen e artë

Aktuale

Haradinaj uron Loriana Kukën për medaljen e artë

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 17:53
Foto

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinajt ka uruar xhudistin kosovare, Loriana Kuka, për triumfin në Kampionatin Evropian U23.

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka uruar xhudistin kosovare, Loriana Kuka, për triumfin në Kampionatin Evropian U23, pasi mposhti gjermanen Christina Faber në kategorinë deri në 78 kilogramë.

“Edhe Loriana Kuka Kampione Europiane U23 në xhudo”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, përcjell lajmi.net.

Ndryshe, Kuka ka rrëmbyer medaljen e artë sot duke mposhtur gjermanen Christina Faber në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:

Edhe Loriana Kuka Kampione Europiane U23 në xhudo. Triumfi i vajzës, që la Zvicrën për t’i mbrojtur ngjyrat e flamurit të Kosovës, na bën krenarë të gjithëve. Urime, Loriana!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat