Dy të mitur arratisen nga Qendra Korrektuese në Lipjan, suspendohen dy zyrtarë

Aktuale

Dy të mitur arratisen nga Qendra Korrektuese në Lipjan, suspendohen dy zyrtarë

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 18:38
Qendra Korrektuese në Lipjan

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin se sot në ora 09.05 minuta nga Qendra Korrektuese në Lipjan janë arratisur dy të mitur, të cilët ishin në vuajtje të masës edukuese-korrektuese.

Ata janë arratisur gjatë kohës së shëtitjes dhe me këtë rast janë suspenduar dy zyrtarë korrektues.

Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës si dhe ndaj dy të miturve është lëshuar letër – rreshtim, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat