Haradinaj: Mohimi i lëvizjes së lirë për të rinjtë tanë diskriminuese

Aktuale

Haradinaj: Mohimi i lëvizjes së lirë për të rinjtë tanë diskriminuese

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 19:50
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një fjalim në Konferencën e Tretë Nacionale të Parlamentit Rinor Europian

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një fjalim në Konferencën e Tretë Nacionale të Parlamentit Rinor Europian për pozitën e të rinjve të Kosovës dhe për synimet e vendit për integrime euro-atlantike.

Haradinaj ka thënë se rinia e Kosovës e do Europën dhe se dëshiron t`i bashkohet asaj pasi që kjo është e drejtë e natyrshme e saj.

“Mohimi i lëvizjës së lirë për të rinjtë tanë i vë në pozitë diskriminuese përballë të rinjve në kontinentin tonë.

Rinia jonë kërkon mbështetje dhe miq, që porosia e saj të arrijë tek qytetarët europianë. Tani është koha ta ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të ardhmen tonë të përbashkët”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat