Pyetja e Tomë Gashit: A do të zbulohen ndonjëherë vrasësit e Astrit Deharit?

Aktuale

Pyetja e Tomë Gashit: A do të zbulohen ndonjëherë vrasësit e Astrit Deharit?

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 23:48
Tomë Gashi

 

Nesër bëhen dy vjet që nga vdekja e Astrit Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren, e që nga atëherë ende nuk ka zbardhje të rastit të tij.

Tomë Gashi, avokat i familjes Dehari, përmes një postimi në Facebook thotë se as pa dy vitesh nuk ka rezultate të hetimeve të pavarura, ndërsa shton pyetjen nëse ndonjëherë do të zbulohen vrasësit e Astrit Deharit.

“As pas dy vitesh nuk kemi ende përfundim të hetimeve për vrasjen e Astrit Deharit, dhe as rezultate të hetimeve të pavarura, e në kuadër të këtyre hetimeve edhe ekspertiza nga Instituti i Qendrës Universitare të Mjekësisë Ligjore në Lausanne të Zvicrës. A do të zbulohen ndonjëherë vrasësit e Astrit Deharit”, ka shkruar Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat