Ministri Gashi në komisionin për kulturë

Aktuale

Ministri Gashi në komisionin për kulturë

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 07:05
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi sot do të raportojë para komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi.

Kështu ka njoftuar komisioni, megjithatë nuk ka bërë të ditur se ku do të fokusohet ky raportim.

Për ndryshe, Kuvendi ka miratuar disa projektligje të cilat i ka dërguar MKRS, ku përfshihet ai për kinematografinë, sponzorizimet në aktivitete sportive, parandalimi i dhunës së ngjarjet sportive dhe të tjera.

Gjithashtu, me angazhimin e ministrit Gashi, është bërë ngritja e pagave për të punësuarit në sferën e kulturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat