MIE-UNDP me memorandum për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm

Aktuale

MIE-UNDP me memorandum për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 14:07
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha dhe Ulrika Richardson nga UNDP sot nënshkruan memorandum mirëkuptimi

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha dhe Ulrika Richardson nga UNDP sot nënshkruan memorandum mirëkuptimi, i cili ka për qëllim të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm përmes çrrënjosjes së varfërisë, avancimit të gruas, qeverisjes së mirë, sundimit të ligjit dhe më shumë bashkëpunim efektiv për zhvillim.

Ministrja Hoxha e vlerësoi Memorandumin si shumë të rëndësishëm, duke pasur përparim në shumë sfera të agjendës sociale të BE-së dhe reformat shtetërore në fushat ekonomike, politike dhe zhvillimore të cilat e drejtojnë Kosovën më afër familjes evropiane.

“Kjo nënkupton punën tonë në përfshirjen më të madhe sociale dhe zhvillimin njerëzor në Kosovë, sikurse janë çështjet për rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në jetën publike dhe vendimmarrje; qasje në informacion; edukim cilësor; krijim të vendeve të punës, dialog dhe integrim ndërkulturor ndërmjet komuniteteve; respekt për të drejta të njeriut dhe sundim të ligjit”, tha ajo.

Për të arritur këtë, sipas saj, parashihet mbledhja dhe dorëzimi i të dhënave për monitorimin e partneritetit global për Kosovën, të cilat janë në linjë me integrimin evropian dhe Agjendën 2030 për zhvillim të qëndrueshëm.

“Duke u përqendruar në qëllime zhvillimore, ne jo vetëm që do të përmirësojmë jetën e secilit qytetar, por do të arrijmë më afër rrugës sonë evropiane dhe drejt pozicionimin më të mirë global të Kosovës”, u shpreh ajo. 

Ndërsa Richardson, theksoi se nëpërmjet këtij memorandumi, mbështet Ministrinë e Integrimit Evropian, në procesin integrues, duke u fokusuar në fusha me interes të përbashkët si zbatimi i MSA-së, Agjendën Evropiane të Reformave dhe reformat tjera të procesit integrues për një zhvillim të qëndrueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat