Kurz me mesazh para vizitave zyrtare në Serbi dhe Kosovë

Aktuale

Kurz me mesazh para vizitave zyrtare në Serbi dhe Kosovë

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 15:58
Kancelari austriak, Sebastian Kurz

Kancelari austriak, Sebastian Kurz  para vizitave në Serbi dhe Kosovë ka deklaruar se Bashkimi Evropian është i plotë vetëm atëherë kur i bashkohen vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në llogarinë e tij në Twitter, Kurz publikoi një video mesazh në të cilin ai theksoi se Austria dhe Ballkani Perëndimor janë “politikisht, ekonomikisht, në aspektin dhe sidomos atë njerëzor të lidhur ngushtë”.

Kancelari austriak sot viziton Serbinë ku do të takohet me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Bërnabiq.

Tema kryesore e diskutimit do të jenë marrëdhëniet dypalëshe, i Brukselit si dhe pranimi në BE, i cili kryesohet nga Austria deri në fund të vitit.

Në Prishtinë, ai do të arrijë në mbrëmje.

Takimet me Presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj do t’i zhvillojë të martën, ndërsa përkrah temave bilaterale do të bisedojë edhe për çështjen e dialogut me Serbinë dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë Kurz do të takojë edhe ushtarët austriakë të KFOR-it. Aktualisht në Kosovë janë të stacionuar 417 trupa austriake në kuadër të kësaj force.

Ndër temat që Kurz do të bisedojë me Thaçin dhe Haradinajn është edhe çështja e themelimit të ushtrisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat