Anton Çetta dhe Ibrahim Rugova janë dy nga figurat që lanë gjurmë në historinë e popullit tonë.
Derisa Anton Çetta mbahet mend për kontributin e tij në pajtimin e gjaqeve mes shqiptarëve në vitet e 90-ta, Ibrahim Rugova do të mbahet mend si presidenti historik dhe arkitekt i Pavarësisë së Kosovës.
Por, të dy kanë pasur një të përbashkët, dashurinë ndaj letërsisë. Këtë e dëshmon edhe një fotografi e rrallë, në të cilën Çetta dhe Rugova janë bashkë me disa studiues të letërsisë shqiptare.
Ndryshe, më 3 të këtij muaji u bën 23 vjet nga vdekja e Anton Çettës dhe ky përvjetor kaloi në heshtje të plotë nga politikanët tonë.