Kreu i KMDLNJ-së flet pas vizitës që i bëri Sylejman Selimit në burg

Aktuale

Kreu i KMDLNJ-së flet pas vizitës që i bëri Sylejman Selimit në burg

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 20:48
Sylejman Selimi

Ka qëndruar më shumë se 5 orë brenda burgut të Dubravës.

Këtë herë, kryetari i KMDLNJ’se, Behgjet Shala vizitoi te burgosurit me kërkesë te tyre. E ne mesin e personave qe Shala i vizitoi është edhe Sylejman Selimi.

Kryetari i KMDLNJ’se thotë se Selimi nuk kërkon as te lirohet, e as te trajtohet ne mënyre me te veçantë se te tjerët.

Sipas tij, ish komandati i UÇK ‘së nuk është as i mllefosur, por thjesht i habitur se si nuk po zbatohet vendimi i Gjykates Kushtetuese, gjykate e cila kishte fuqinë t’i rrezonte madje edhe dy presidente.

Sipas Shalës, duhet te hetohet nëse dikush qëndron prapa kësaj çështjeje.

Kryetari i Këshillit i cili mbron te drejtat e njeriut tregon se gjendja shëndetësore e Selimit nuk është e mire.

Sipas tij, askush brenda burgut, nuk kane ndonjë ankese ndaj sjelljeve te Selimit. Ai asnjëherë nuk kërkon te trajtohet ne mënyre te veçantë.

Kryetari i KMDLNJ’se tregoi se edhe te burgosurit e tjerë kishin ankesa per kushtet brenda burgut të Dubravës.

Sylejman Selimi të premten qe shkoi, me një letër publike, ka hequr dore nga përkrahja ligjore, përkatësisht avokati i tij. 

Ai u shpreh edhe njëherë se procesi ndaj tij është i montuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat