Gani Geci tregon se për sa raste do të dëshmojë në Gjykatën Speciale - Bota Sot
Gani Geci tregon se për sa raste do të dëshmojë në Gjykatën Speciale

Aktuale

Gani Geci tregon se për sa raste do të dëshmojë në Gjykatën Speciale

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 21:03
Gani Geci

(E plotësuar) - Gani Geci, ish-ushtar i LDD’së tregon rastet në të cilat do të dëshmojë në Gjykatën Speciale.

Sipas tij në Drenicë janë pesë raste të pazbuluara. Sipas tij, motivi i vrasjes ka qenë politik.

“Këtu bëhet fjale për pesë raste vrasje që kanë ndodhur në Drenicë pas lufte të gjitha të pa zbuluara’, tha ai.

Të gjithë të vrarët sipas tij vijnë nga ‘familje patriotike’ derisa familjarët duan të dinë se kush i vrau ata.

Sipas tij në Hagë do të flas edhe për plagosjen e tij dhe të Sejdi Kocit po në Drenicë.

Geci: Thaçi kishte njohuri për vrasjet në Drenicë

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Gani Geci, ka adresuar akuza serioze ndaj presidentit aktual të vendit, Hashim Thaçi.

Geci ka thënë se Thaçi kishte njohuri për vrasje të caktuara në Drenicë.

Më herët, ai e ka akuzuar vëllain e Thaçit, Ganiun, se ka dhënë para që ta vrisnin Gecin.

Për të mbështetur akuzat, ai e ka publikuar edhe një mesazh, i cili, sipas tij, i është dërguar nga dikush që Geci ka thënë se nuk e njeh.

Geci: Gjykata Speciale të dënojë autorët e vrasjes së kujdestarit të klasës së presidentit Thaçi

Ish-deputeti i LDD’së Gani Geci thotë se nga Gjykata Speciale pret drejtësi për vrasjet e pasluftës në Kosovë.

“Kjo Gjykatë është një prej Gjykatave që do të merret me pretendimet e vrasjeve të pasluftës’, tha Geci në Pressing.

Një prej rasteve në të cilat sipas tij do të kërkohet drejtësi është vrasja e Haki Imerit, ish-kujdestar i klasës së presidentit aktual Hashim Thaçi.

“Më 2 nëntor 1999 është vra Haki Imeri nga fshati Vojnik. Ai është kidnapu dhe është vra në Aqarevë. Ka qenë kujdestar klase i presidentit të Kosovës’, tha Geci.

“Tradhtarët që e kanë vra Haki Imerin të përfundojnë në pranga’, shtoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test