Naim Geci tregon si u ekzekutua Ahmet Krasniqi para dyerve të Ministrisë së Mbrojtjes

Aktuale

Naim Geci tregon si u ekzekutua Ahmet Krasniqi para dyerve të Ministrisë së Mbrojtjes

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 21:17
Naim Geci

(E plotësuar) - Rrethanat dhe vrasja e ministrit të parë të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ahmet Krasniqit, mbetet ende mister.

Por, ndonëse ka akuza e ndërakuza rreth dorasve të këtij akti, njeriu më i afërt i tij, Naim Geci ka rrëfyer ekskluzivisht për Zona B ngjarjen se si ishte ekzekutuar, kolonel Ahmet Krasniqi.

”Prej një darke që kemi qenë të ftuar me ministrin, jemi kthyer tek zyret tona që kanë qenë tek Medreseja”.

”Kam qenë me Ahmet Krasniqin dhe Rifat Haxhiajn. Sapo arritëm dola t’i hap dyert për tu futur në oborrin e ndërtesës ku rrinim ku i kishim zyret tona”.

”Papritur kanë ardhur dy persona të maskuar, ishte ora 23:30”.

”Janë afruar që të dy, njëri tek unë më ka kontrolluar më afroi tytën në ballë e tjetri iu afrua kolonelit (Ahmet Krasniqit), duke sugjeruar ky që ishte afër meje. I tha me dy fjalë ”ky është ky” dhe kështu ka ndodhë ekzekutimi”.

”Vetëm këto fjali kanë qenë që janë thënë nga njëri i maskuar ”ky është ky” asnjë tjetër fjalë s’ka pas nga ta”.

”Ishin të maskuar, çdo gjë ka qenë e zezë, vetëm sytë e tyre janë parë, as dorë as asgjë – gjithçka ishte e zezë”, thotë bashkëpunëtori i Ahmet Krasniqit, Naim Geci.

Naim Geci rrëfen momentet e para pas atentatit ndaj Ahmet Krasniqit

Naim Geci ka rrëfyer ngjarjen se si ishte ekzekutuar, kolonel Ahmet Krasniqi.

Geci, një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Krasniqit, ka treguar momentet kritike pas atentatit ndaj kolonelit.

“Në momentin që ka ndodh ekzekutimi kanë filluar të dy te largohen me vrap nga vendi i ngjarjes. Janë zhdukë në rrugicat e pandriçuara. S’ka pas ndriçim në ato rrugë”.

“Jam ofruar tek koloneli. Kam thirre tek ministria, me zë te lartë, për t’i hap dyert. Ka dale një shok pas disa sekondash, me është ofrua dhe ka marrë pallton time e me të e kemi mbulua ministrin”.

Ai ka treguar se në ditën kritike nuk e kishte armën me vete, kjo për shkak te bastisjeve të armeve që kishin ndodhur më parë, për shkak të situatës në Shqipëri pas vrasjes së Azem Hajdarit.

Tutje Geci ka bërë të ditur deklaratat që ka dhënë lidhur me ngjarjet e natës së atentatit.

“Atë natë e kam dhënë një deklarate të shkurtër për policinë shqiptare. Pas dhjete ditësh kam dhënë edhe një deklarate më të zgjeruar. Intervistimin e kemi bërë në një zyrë tonë në Ministrinë e Mbrojtjes”.

Naim Geci: Vrasësi nuk e njohu Ahmet Krasniqin, fillimisht tyta mu drejtua mua

Naim Geci ka thënë se koloneli Ahmet Krasniqi ishte ekzekutuar brenda sekondave por sipas tij, vrasësit nuk e kishin njohur atë.

Derisa ka rrëfyer ngjarjen se si ndodhi ekzekutimi i Ahmet Krasniqit ai tha se tyta e armës nuk i ishte drejtuar shefit të tij fillimisht pasi koloneli për ta ishte i panjohur.

”E gjitha ka ndodhur brenda sekondave, se ka pritur minutin”.

”Ndoshta ideja e dorasve ka qenë të kenë gjithçka nën kontrollin e tyre”.

”Aty për aty mund të them se dorasi nuk e ka njohur kush është Ahmet Krasniqi”.

”Ndoshta ashtu ka qenë e përgatitur por mund të them nga ajo që kam parë, dorasi s’e ka njohur atë”.

Bashkëpunëtori i Ahmet Krasniqit, Naim Geci tha paraprakisht se fakti se ai ishte i panjohur për vrasësit qëndron pasi dy të maskuarit biseduan mes vete duke thënë vetëm fjalët ”ky është ky”. ”Janë afruar që të dy, njëri tek unë më ka kontrolluar më afroi tytën në ballë e tjetri iu afrua kolonelit (Ahmet Krasniqit), duke sugjeruar ky që ishte afër meje. I tha me dy fjalë ”ky është ky”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat