Avni Dehari: Astriti më tha në Burgun e Prizrenit, se e kishin kërcënuar me dërgim në Kumanovë

Aktuale

Avni Dehari: Astriti më tha në Burgun e Prizrenit, se e kishin kërcënuar me dërgim në Kumanovë

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 22:16
Familja Dehari

Babai i Astrit Deharit, Avni Dehari ka zbuluar detaje nga biseda në takimin e fundit me të birin në burg, dy vjet pas vdekjes të djalit të tij në Burgun e Prizrenit në rrethana të dyshimta.

Avni Dehari ka thënë se takimin e fundit me Astritin e kishte pak ditë para vdekjes misterioze së këtij të fundit.

Babai i të ndjerit rrëfen edhe bisedën e fundit që ai ka pasur me Astritin në Burgun e Prizrenit, dhe shqetësimet që i biri i kishte përcjell i biri.

“Më tha se e kanë kërcënuar se do ta dërgojnë në Kumanovë. Pasi ne jemi nga rrethi i Kumanovës. Ai na ka angazhuar të pyesim atje miqtë dhe shokët që kemi, a dinë diçka në lidhje më këtë çështje”, tha Dehari, përcjell Telegrafi.

Ai tregon se ishin ndjerë të habitur përse e kanë kërcënuar të birin e tyre më dërgim në Kumanovë.

“Pse ta kërcënojnë me dërgim në Kumanovë? Për çfarë arsye? Kemi pyetur shokë e miq që kemi atje, njerëz që janë në pushtet atje, por na kanë thënë se nuk kanë njohuri për diçka të ngjashme”.

Avni Dehari thotë se i biri i tij ishte kërcënuar edhe me dënim prej 10 viteve burg.

“Është kërcënuar me burgim prej dhjetë viteve burg dhe është marrë në pyetje edhe natën… Qëllimi ka qenë që [Astriti] të pranojë veprën për të cilën është akuzuar”.

Ai ka thënë se edhe vdekja e djalit të tij të madh Arbnorit, ende ka mbetur e pazbardhur.

“Nuk kemi asnjë raport edhe për vdekjen e Arbnorit”, tregon babai, i cili ka humbur dy djemtë e tij.

“Edhe hetuesi që ka hetuar vdekjen e Arbnorit ka vdekur, edhe pse nuk mund të di se në çfarë mënyre ka vdekur ai”, tregon Dehari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat