Babai i Astrit Deharit: Jam i sigurt se ai nuk u vetëvra

Aktuale

Babai i Astrit Deharit: Jam i sigurt se ai nuk u vetëvra

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 23:34
Avni Dehari, babai i aktivistit të vdekur të VV-së Astrit Dehari

Avni Dehari, babai i aktivistit të vdekur të VV-së Astrit Dehari është i sigurt se biri i tij nuk kishte një vdekje të zakonshme. Ai është i sigurt që djali nuk i është vetëvrarë.

“Unë jam i sigurt 100 për qind që Astriti nuk u vetëvra. Ka qenë vdekje e jashtëzakonshme’, tha Dehari.

Pikërisht për këtë ai ka treguar se si familje janë detyruar të kërkojnë ekspertë të pavarur ndërkombëtar.

Thotë se si familje asnjëherë nuk kanë marrë njoftim zyrtar nga burgu për vdekjen e djalit të tyre.

“Për shkak se Astriti ka ndërruar jetë në burg si familje nuk kemi një shkresë zyrtare se biri ynë ka vdekur në burg. Kjo nuk mund të arsyetohet me asgjë’, tha Dehari.

Sipas tij brenda një kohe të shkurtër ka pasur deklarata të ndryshme që ngjallin dyshime.

“Ka vdekur nga mbidoza, ka bërë vetëvrasje... brenda një kohe të shkurtër ka pasur deklarata kontradiktore. Këto na kanë detyruar që ne të kërkojmë hetim ndërkombëtar’, shpjegoi ai.

Familja Dehari ka kërkuar hetim të pavarur nga ekspertë ndërkombëtar në Zvicër pasi institucioneve në vend nuk u beson.

Astrit Dehari, vdiq në qendrën e paraburgimit në Prizren më 5 nëntor të vitit 2016. Vdekja e tij ishte cilësuar si e dyshimtë dhe familja nuk pranoi rezultatet e ekspertizës të cilat thoshin se Astrit Dehari ishte vetëvrarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat