MAP publikon raportin e vlerësimit të gatishmërisë për hapjen e të dhënave

Aktuale

MAP publikon raportin e vlerësimit të gatishmërisë për hapjen e të dhënave

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 07:54
MAP

Me e rastin e publikimit të Raportit të Vlerësimit të Gatishmërisë për Hapjen e të Dhënave (ODRA), Ministria e Administratës Publike (MAP), organizon konferencën “Gatishmëria për Hapjen e të Dhënave në Kosovë”.

Institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës prodhojnë një gamë të gjerë të dhënash të cilat duhet të vihen në dispozicion për përdorim për të gjithë qytetarët.

Në këtë kontekst, Qeveria ka aprovuar Kartën për Hapjen e të Dhënave si dhe ka mandatuar Ministrinë e Administratës Publike (MAP) të zbatoj iniciativën për hapjen e të dhënave në Kosovë.

Një hap shumë i rëndësishëm në këtë drejtim është finalizimi i Raportit të Vlerësimit të Gatishmërisë për Hapjen e të Dhënave – ODRA, pas hulumtimeve në terren, analizave të dokumenteve si dhe konsultimeve të shumta me zyrtarë qeveritar, përfaqësues nga shoqëria civile, si dhe ekspertë vendor dhe të huaj.

Raporti bazohet në metodologjinë e Bankës Botërore dhe paraqet një vlerësim të kuadrit ligjor, strukturave institucionale, politikave për menaxhimin e të dhënave të hapura, kërkesës për të dhëna, infrastrukturës teknologjike, etj.

Raporti ODRA do të jetë udhërrëfyes për përgatitjen e veprimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës për hapjen e të dhënave duke integruar rekomandimet në një plan kombëtar të veprimit për hapjen e të dhënave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat