Fillon takimi Veseli-Mangin, temë vizat dhe INTERPOL-i

Aktuale

Fillon takimi Veseli-Mangin, temë vizat dhe INTERPOL-i

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 09:00
Kadri Veseli dhe Florence Mangin

Ka filluar takimi i kryeparlamentarit Kadri Veseli me drejtoreshën e Departamentit për Evropën Kontinentale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, Florence Mangin.

Në këtë takim pritet të diskutohet për marrëdhëniet ndërshtetërore, për qëndrimin e Francës sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, si dhe për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje dhe nuk ka pasur deklarata për media. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat