I pari i Prizrenit i ashpër me vendimin e Liverpoolit për Shaqirin – shpreh disa dyshime

Aktuale

I pari i Prizrenit i ashpër me vendimin e Liverpoolit për Shaqirin – shpreh disa dyshime

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 10:03
Mytaher Haskuka

Liverpooli do ta zhvillojë sonte një përballje tejet interesante në Beograd – kundër Crvena Zvedës në kuadër të Champions Leagues.

Me pretekstin për t’ju shmangur situatave tensionuese, trajneri, Jurgen Klopp vendosi ta lë jashtë Xherdan Shaqirin, futbollistin me prejardhje shqiptare.

E në lidhje me vendimin e Liverpoolit për ta lënë jashtë Shaqirin, ka reaguar edhe Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka

Haskuka këtë vendim e ka lidhur edhe me situatën politike aktuale në vend, duke pyetur se si mund të ketë normalizim të mardhënieve me Serbinë.

”Xherdan Shaqiri, lojtari i Liverpulit, I cili luan në kombëtaren e Zvicrës nuk mirret në lojën kundër Crvena Zvezdës në Beograd, shkaku “mos me shkaktu tensionie”.

”Demek, serbët mbas gjithë asaj që kanë bo ende po tensionohen kur po shohin shqiptarë”.

”Çfarë normalizimi të marrëdhënjeve me Serbinë? Apo normalizim të fashizmit serb ndaj shqiptarëve? Faleminderit FIFA, faleminderit Bruksel”, shkroi Haskuka në Facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat