Shala premton që pijet alkoholike nuk do t’u shiten personave nën moshën 18 vjeçare

Aktuale

Shala premton që pijet alkoholike nuk do t’u shiten personave nën moshën 18 vjeçare

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 12:46
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala gjatë ditës së sotme ka inspektuar dyqanin afarist “ETC” ku dërgoi mesazh të qartë se kushdo që i shet pije alkoolike të miturve do të dënohet në bazë të kompetencave që ka inspektorati, ku dënimet përfshijnë si individin, ashtu dhe dyqanet.

“Kjo iniciativë për inspektim do të përfshinë gjitha dyqanet afariste, qofshin ato të mëdha apo të vogla. Në bazë të urdhëresës që ka hyrë në fuqi dje, gjitha këto dyqane duhet ta respektojnë atë” tha ministri Shala.

 Tutje, ai theksoi se përveç pijeve alkoolike, inspektimi përfshin dhe ekspozimin e kutive të duhanit dhe shitjen e tyre personave nën 18 vjeç.

Ndërsa, kryeinspektori i MTI-së tha se nuk kanë kuadro të mjaftueshme të inspektorëve për mbikëqyrje të të gjitha pikave shitëse. Mirëpo, sipas tij, ata do të bashkëpunojnë me inspektorët komunalë./KosovaPress/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat