Haradinaj: Diskutimi për territoret është thirrje për tragjeditë e së kaluarës

Aktuale

Haradinaj: Diskutimi për territoret është thirrje për tragjeditë e së kaluarës

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 15:16
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj edhe një herë tha se ideja e korrigjimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve është e vdekur. Se diskutimi për territoret nuk është zgjidhje, Haradinaj tha se ia ka thënë edhe kancelarit austriak Sebastian Kurz me të cilin është takuar.

Haradinaj në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë tha se në asnjë mënyrë nuk duhet të blihet njohja e Serbisë përmes dhënies së një pjese të territorit të Kosovës.

Ndërkohë që për procesin e liberalizimit të vizave, shefi i ekzekutivit nuk e ka përjashtuar mundësinë që Kosova mund të marrë një “Jo” si përgjigje.

Haradinaj: Diskutimi për territore nuk është zgjidhje, është thirrje për tragjeditë e së kaluarës

“Jemi të interesuar të arrihet një marrëveshje ligjore obligative, për njohje, ajo nuk arrihet me ndarje, u kam thënë disa herë. Ua përsëris, të gjitha këto definicionet, demarkim, korrigjim, shkëmbime e të tjera, janë vetëm mbulesë që Kosova me ia dhënë një pjesë të territorit të vet Serbisë në shkëmbim të njohjës. Kjo nuk është zgjidhje, kjo është kthim prapa dhe është thirrje për tragjeditë e së kaluarës, dhe ky është një qëllim që ia kam shpjeguar edhe kancelarit sot gjatë bisedës sonë, me repsketin më të madh”, tha ai.

Sipas Haradinajt, hapja e bisedimeve për territore do të mund të shkaktonte trazira në Ballkan.  

Ai tha se ideja për këtë është e vdekur.

Haradinaj: Ideja e diskutimit për territoret është ide e vdekur, mund të krijojë trazira në Ballkan

“Ajo ide, ju kam treguar, ka vdekur. Si mundesh një ditë me i thënë Kosovës, se mjegulla bjen një ditë, si mundet dikush me dalë me i thënë Kosovës e kemi një njohje nga Serbia, veç duhet me ia dhënë do tokë. A besoni që ndodh kështu në Kosovë? Nuk mundesh në pakufi me fol për opsione të caktuara pa e zbuluar të vërtetën. E vërteta e këtyre skenarëve krejt në fund është, mundemi të blejmë njohjen prej Serbisë nëse ia japin do tokë, nëse ia je=apin do territor. Problemi është tjetërkund, kur hap ti territorin tënd për diskutim më nuk je as ai që je deklaruar njëherë, në këtë rast nuk je ai shtet. Është krejt proces që shkojnë në riciklim dhe krijojnë trazira në Ballkan, i kemi parë në të kaluarën. Nuk ka dilemë dhe nuk është mirë me u mërzitë askush, ndoshta kancelari e thotë sepse nuk mundet ai me të qit kushte ty qysh me arrit ti marrëveshjen , por ai nuk po insiston nuk po thotë që është zgjedhja e tyre e preferuar, askush”, tha Haradinaj.

Kryeministri i vendit, që kohët e fundit ishte shprehur shumë optimist sa i përket marrjes së një përgjigje pozitive për lëvizjen e lirë në vendet e Bashkimit Evropian, sot tha se Kosova nuk ka marrë një “Jo” për vizat, por nuk e përjashtoi që të jetë edhe kjo përgjigje.

Haradinaj: Nuk kemi marrë Jo për viza, edhe ajo mund të jetë përgjigje

“Ky proces ka shkuar me shumë mund prej fillimit, prej hapi në hap me plot probleme kemi ecë dhe para çdo etape kemi pas trauma të tilla, trauma të dilemës ‘Po’, ‘Jo’. Mos harroni nuk është një Jo për liberalizim, është një skepticizëm me shti në rend të ditës në këtë etapë kur po flasim tani, pra nuk kemi marrë ‘Jo’ për viza, edhe ajo mund të jetë përgjigje por nuk e kemi marrë atë përgjigje. Është rrezik me shku me konkluzione ne. Mund të ketë gabime por mund të ketë edhe sfida që i ka BE-ja në proceset e brendshme, mund të ketë edhe tek ato, korrupsioni, kufijtë e të gjitha mund të jetë por mund të jetë edhe proceset e tjera që i ka BE”, tha ai.

Haradinaj i vendosur: Ideja për shkëmbim territoresh ka vdekur

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj edhe një herë tha se ideja për shkëmbim territoresh ka vdekur. Këtë tha se ia ka thënë edhe kancelarit austriak Sebastian Kurz sot në një takim.

“Si mundesh me i thënë Kosovës e kemi një njohje nga Serbia por duhet me ia  dhënë do tokë", tha ai. 

Madje kryeministri tha se si kundër reagim për sjelljen e Serbisë kanë marr vendim 10 përqind taksë shtesë për çdo mall të Serbisë dhe Bosnjës.

 "Austria është aleat i Kosovës, vet vizita e kancelarit e dëshmon këtë. Jemi të interesuar të arrihet një marrëveshje me Serbinë,  ajo nuk arrihet me ndarje. E përsëris. Këtë ia thash edhe kancelarit. Shkëmbimet, korrigjimet... janë mbulesë që Kosova me jep një pjesë të territorit në këmbim të njohjes", tha ai.

 "Nuk është një JO për liberalizim, është një skepticizëm për me e fut në agjendë në ketë etapë", tha Haradinaj. Sipas tij një  pjesë e bashkësisë ndërkombëtare mendojnë se çdo gjë e zgjidh tavolina e dialogut, po e vërteta është se Serbia ka qasje armiqësore. “Vendeve te tilla iu vendosen sanksione", tha ai. 

Haradinaj tha se kështu vepruan sot me vendosjen e masës për import për produktet e Serbisë dhe Bosnjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat