Vazhdojnë akuzat mes njëri-tjetrin në Nisma, Sherifi i përgjigjet Zekës

Aktuale

Vazhdojnë akuzat mes njëri-tjetrin në Nisma, Sherifi i përgjigjet Zekës

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 15:20
Milaim Zeka dhe Bilall Sherifi

Pas konfliktit verbal në mes kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nisma-s, Jakup Krasniqi dhe deputetit Milaim Zeka, ky i fundit është përfshirë edhe një konflikt tjetër verbal me shefin e Grupit Parlamentar të këtij subjekti, Bilall Sherifi.

Në një prononcim, deputeti Zeka akuzoi Bilall Sherifin së bashku me Jakup Krasniqin për punësime familjare.

“Konfrontimet e mia me Jakup Krasniqin dhe Bilall Sherifin janë parimore, janë shkaku i mosrespektimit të mënyrës se si duhet punësuar njerëzit. Bilall Sherifi nuk e di kënd ka punësuar, por ka intervenuar me u punësua të afërmit e tij. Personi në MTI të cilin e largoi Apostolova ka qenë e punësuar nga Bilall Sherifi”, deklaroi deputeti Zeka.

Madje deputeti Zeka akuzoi Bilall Sherifin dhe Jakup Krasniqin për sulme ndaj ministrit të Arsimit, Shyqyri Bytyqi.

Shefi i Grupit Parlamentar të Nisma-s, Bilall Sherifi në një prononcim iu është përgjigjur akuzave të bashkëpartiakut të tij, Milaim Zeka.

“Pas lëvdatave që para disa ditësh Milaimi i morri nga ish-kundërshtari i tij presidenti Hashim Thaçi, tani ka mbet që vetëm edhe papa Françesku të fillojë procesin për shenjtërimin e tij”, ka deklaruar Sherifi.

Kujtojmë se i gjithë “sherri” nisi me një deklaratë të Jakup Krasniqit i cili kritikoi gjuhën e deputetit Zeka duke thënë që është penduar për futjen e tij në listën e deputetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat