Përgjigja e Agim Bahtirit për Thaçin pasi i tha mos na sill Cecën apo Lepa Brenën

Aktuale

Përgjigja e Agim Bahtirit për Thaçin pasi i tha mos na sill Cecën apo Lepa Brenën

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 20:10
Agim Bahtiri dhe Hashim Thaçi

Përgjigja e Agim Bahtirit për Thaçin pasi i tha mos na sill Cecën apo Lepa Brenën

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri në një intervistë për mediau është përgjigjur deklaratave ironike të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili kur kishte folur për një koncert të mundshëm të Shakirës për hapjen  e Urës së Ibrit, kishte thënë se mjafton që Bahtiri mos t’i sillte aty Cecen apo Lepa Brenën.

Sipas Bahtirit, Ceca, Lepa Brena apo ndonjë këngëtare shqiptare nuk do të ishin ide e mirë për hapjen e Urës së Ibrit, sepse nuk do të ishin të mirëpritura për qytetarët atje.

Ai pati edhe një porosi për presidentin Thaçi.

“Nuk kam koment për këtë. Nuk e di çka ka dashtë me thanë për atë punë. Dua t’i them presidentit e të gjithëve që ta kthejnë kokën nga Mitrovica. Mos të rrinë anash, po t’i bashkohen kryetarit. Se e kanë një kryetar evropian. Duhet t’i bashkojmë forcat që këtë mision ta kryejmë së bashku. Mendoj se Ceca, Lepa Brena apo ndonjë këngëtare shqiptare nuk do të ishte zgjedhje e mirë, sepse ne duam t’i bashkojmë qytetarët me një yll bote, që do të çonte një mesazh të qartë te qytetarët”, ka thënë Bahtiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat