Osmani i tregon Haradinajt se si ta ndalë planin e Thaçit për kufijtë - Bota Sot
Osmani i tregon Haradinajt se si ta ndalë planin e Thaçit për kufijtë

Aktuale

Osmani i tregon Haradinajt se si ta ndalë planin e Thaçit për kufijtë

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 23:51
Vjosa Osmani

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se mandati i qeverisës së Ramush Haradinajt mund të vuloset nëse lejon apo parandalon copëtimin e Kosovës me idenë e presidentit Hashim Thaçi për shkëmbim territoresh me Serbinë.

Deputetja ka thënë se Haradinaj me katër vota mund të vendos kundër planit për copëtimin e Kosovës që ka ekzistuar me dekada.

“Ky mandat do të vuloset nëse kjo qeveri ka lejuar apo parandaluar cotpimin e Kosovës. Me katër vota Haradinaj mund ta parandalojë copëtimin e Kosovës, plan që ka ekzistuar që prej viteve 90. Për çka mbetën 13 mijë të vrarë, 20 mijë gra të dhunuara, 1700 persona të zhdukur, për çka është bërë lufta kur plane të tilla është kundërshtuar kur kemi qenë të rrezikuar që të shfarosemi si popull. Në kohë të Millosheviqit e kemi kundërshtuar copëtimin e Kosovës, kurse sot po e heshtim për shkak të mundësive për pushtet”, ka thënë Osmani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...