Profesor, doktor Binak Maxharraj, përmes një postimi në facebook, ka komentuar letrën e publikuar nga Robert Cooper, ku sipas saj Serbisë do t’i jepet veriu i Kosovës në këmbim të njohjes.
Maxharraj e ka quajtur këtë marrëveshje sekrete mes Thacit dhe Vuçiqit.
“Robert Cooper sa ishte ne Serbi këto ditë zbuloj një të fshehtë që e kishin bë "katilët" e korrigjimit të kufijve Aleksandër Vuçiq dhe Hashim Thaçi. Fshehtas, në errësirë të plotë Presidenti Hashim Thaçi qenka pajtuar më Aleksandër Vuçiqin për ta plotësuar kërkesën, dëshirën dhe ëndrrën e kamotshme të Serbisë që në këmbim për njohjen e Kosovës, Serbisë të ia japë Veriun e Kosovës”, shkruan Maxharraj.
“Kjo Marrëveshje sekrete tregonë se mençuria dhe inteligjenca e Hashim Thaçit është nën nivelin e një fëmije 10 vjeç, i cili nuk e dinë së çka do të thotë dhe çfarë vlere ka Veriu për Kosovën
Te ia japish Serbisë Veriun e Kosovës në këmbim me njohjen nga Serbia do të thotë është njësoi sikur te ia heqësh Kosovës kokën. A mund te jeton trupi pa kokë.
Por, të ia japish Veriun e Kosovës Serbisë qoftë edhe me shpëtimin e Hashim Thaçit nga Specialja, prapë nuk ia vlenë, sepse Veriu nuk mund të këmbehet më një njeri të pavlerë i cili ia kthen shpinën atdheut te vetë duke e qitë atë ne pazar për shitje”, përfundon shkrimin e tij, Profesor, doktor Binak Maxharraj, përcjellë “Bota sot”.