Komisioni me dyer të mbyllura shqyrton transformimin e FSK-së

Aktuale

Komisioni me dyer të mbyllura shqyrton transformimin e FSK-së

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 09:24
Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës sot do të shqyrtojë pakon e ligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri.

Kryetari i këtij komisioni Haxhi Shala, ka thënë se mbledhja do të jetë e mbyllur për media, pasi sipas tij do të jetë vetëm grup punues.

Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje dhe më pas janë larguar nga salla.

Rendi i ditës është si vijon:

1.       Shqyrtimi i Projektligjit Nr.06/L-122 për Ministrinë e Mbrojtjes,

2.       Shqyrtimi i Projektligjit Nr.06/L-123 për Forcën e Sigurisë së Kosovës;

3.       Shqyrtimi i Projektligjit Nr.06/L-124 për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat