Avdullah Hoti për Eliot Engel: Kosova i ka borxh këtij personaliteti

Aktuale

Avdullah Hoti për Eliot Engel: Kosova i ka borxh këtij personaliteti

Nga: N.H Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 10:28
Avdullah Hoti

Shefi i grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, e ka uruar zgjedhjen e Eliot Engel si kongresist.

Hoti thotë se populli i Kosovës i ka borxh këtij personaliteti. Sipas tij, Kosova, Ballkani dhe stabiliteti regjional do të përfitojnë nga lidershipi i tij.

“Miku i madh i Kosovës, Eliot Engel, zgjidhet serish kongresist. Populli i Kosovës i ka borxh këtij personaliteti. I urojme shëndet e suksese te mëtejmë. Shpresojmë qe ai te marre drejtimin e Komitetit për Politike te Jashtme te Kongresit. Kosova, Ballkani dhe stabiliteti regjional do te përfitojnë nga lidershipi i tij ne ketë komitet”, ka shkruar Hoti në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat