Kanë pagat më të majme në Kosovë – vonohen të paktën një orë në punë

Aktuale

Kanë pagat më të majme në Kosovë – vonohen të paktën një orë në punë

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 12:08
Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës vazhdojnë të kenë ndër pagat më të larta në vendin tonë. E përkundër kësaj ata vazhdojnë të kenë mungesa të mëdha në seancat e Kuvendit të Kosovës.

Vetëm gjatë ditës së sotme ku ka qenë e paraparë që seanca e Kuvendit të Kosovës të mbahej prej orës 11:00 ajo ende nuk ka filluar. Deputetët vazhdojnë të mos jenë aty edhe pa një ore.

E përveç vonesave problem tjetër i tyre mbetet bojkotimi i seancave të Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli kishte kërcënuar disa herë deputetët se do t’ua heq mëditjet të gjithë atyre që nënshkruhen dhe më pas largohen nga kuvendi.

Për ironi nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti kishte ‘lutur’ deputetët e LDK-së dhe të VV-së që të mos e lëshojnë sallën.

“Rrimë agës, rrimë”, iu kishte thënë Haliti deputetëve të LDK-së dhe VV-së të cilët pas dështimit për ta miratuar rezolutën për dialog bojkotuan seancën e fundit të Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat