Kuvendi nuk miraton projektligjin për referendumin

Aktuale

Kuvendi nuk miraton projektligjin për referendumin

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 13:35
Faton Topalli

Projektligji për referendumin nuk ka marrë përkrahjen e nevojshme për miratim nga deputetët e Kosovës. Nga gjithsej 53 deputetë që votuan, 50 ishin pro, kurse 3 abstenuan.

Deputeti i PSD-së Faton Topalli, propozues i këtij projektligji e ka quajtur atë të domosdoshme për demokraci.

Ai ka shtuar se referendumi paraqet  instrumentin i cili bën të mundshëm implementimin e vullnetit të qytetarëve.

Topalli: Referendumi është A-ja e demokracisë

“Referendumi është përgjigja dhe instrumenti kryesor kundër demagogëve. Referendumi është edhe një instrument i shkëlqyer edhe për partitë opozitare të cilët mund të kenë ide të shkëlqyera për mungesë të numrave, si pakicë nuk mund të implementojnë idetë e tyre. Pra, referendumi thënë shkurt është A-ja e demokracisë”, u shpreh ai.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqaj tha se përkrahin këtë projektligj dhe se kërkojnë nga Kuvendi  që në këtë fazë ta përkrahin, mirëpo  sipas tij ky projektligj ka disa probleme teknike.

Beqaj: Ky  ligj ka probleme në aspektin teknik dhe përmbajtësor

“Ky ligj ka probleme në aspektin teknik dhe në aspektin përmbajtësor, besoj që edhe spozoruesi pajtohet. Kur them probleme në aspektin teknik nga ajo pjesë propozimit të ligjit duhet të jetë në formë tabelare është vetëm si draft i propozuar, por konsideroj që edhe grupi parlamentar mes dy leximeve do të jep kontributin e vet , por edhe si komision për legjislacion jemi zotuar që pasi të kalon në seancë plenare të bëjmë një grup punues gjithëpërfshirës nga të gjitha subjektet politike, pasi që ky ligj ka një rëndësi të vecantë dhe është i domosdoshëm për Republikën e Kosovës”, tha Beqaj.

Punimet e seancës së sotme nuk filluan me votimin e propozim-rezolutës lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës për përfshirjen e "shkëmbimit të territoreve" apo "korrigjim të kufijve" në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, që ishte pika e parë e rendit të ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat