Zemaj: Rezoluta nuk është tërhequr, vetëm u largua nga rendi

Aktuale

Zemaj: Rezoluta nuk është tërhequr, vetëm u largua nga rendi

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 14:36
Armend Zemaj

LDK-ja do të këmbëngulë që shumë shpejt të hidhet në votim propozim-rezoluta për angazhimet e Presidentit Hashim Thaçi për territorin.

Kështu u zotua deputeti i kësaj partie, Armend Zemaj, pasi gjatë seancës së sotme Kuvendi nuk ka proceduar me pikën e parë të rendit të ditës- që ishte votimi i propozim-rezolutës lidhur me angazhimet e Presidentit për përfshirjen e "shkëmbimit të territoreve" apo "korrigjim të kufijve" në dialogun me Serbinë.

Zemaj thotë se mos procedimi i sotëm  rezolutës, nuk nënkupton se ajo është tërhequr.

Zemaj: Rezoluta nuk është tërhequr, vetëm është larguar nga rendi i ditës

“Rezoluta nuk është tërhequr. Rezoluta është larguar vetëm nga rendi i ditës dhe shumë shpejt, me një konkludim të përbashkët, mbi të gjitha të sponzorizuesve dhe të deputetëve nënshkrues, por edhe një dakoridimi ditor, kur të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës të Kosovës ët jenë të pranishëm gjatë kësaj faze javore, rezoluta të vijë në votim. Mbi të gjitha prapë po insistojmë për konsensus, i cili është i domosdoshëm, por duke ruajtur edhe arsyeshmërinë”, tha ai.

Ai ka shtuar se nëse është e nevojshme, kjo rezolutë do të kthehet në rendin e ditës përmes nënshkrimeve të deputetëve.

Zemaj: Do të insistojmë që rezoluta të vihet si pikë e rendit të ditës shumë shpejt

“Ne besojmë, do të insistojmë shumë shpejt që edhe sipas procedurave që i ka Kuvendi i Kosovës, por nëse është e nevojshme, do të insistojmë edhe përmes nënshkrimeve të deputetëve, që kjo të vihet pikë, mbi të gjitha po synojmë, e përbashkët, dhe për hir të interesit të përgjithshëm të Republikës të Kosovës”, u shpreh ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat