MPJ përgënjeshtron Serbinë për tërheqjen e njohjes nga Komoret

Aktuale

MPJ përgënjeshtron Serbinë për tërheqjen e njohjes nga Komoret

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 15:03
Ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka akuzuar Serbinë se në bashkëpunim me mediat e instrumentalizuara përhapi lajmin e rremë, se gjoja Unioni i Komoreve paska tërhequr njohjen për Kosovën.

Në një deklaratë për media, Ministria e Punëve të Jashtme siguron publikun se posedon informacion dhe korrespondencë nga burime të shumëfishta kredibile, nga akterë global, informacion i cili ri-konfirmon atë që e ka pohuar gjithnjë, se vendet në të cilat thirret Serbia, e mohojnë të kenë marrë apo të konsiderojnë të marrin vendim për tërheqje të njohjes. 

“Serbia po keqpërdorë edhe reputacionin  e vendeve të cilat e kanë njohur Kosovën, duke përdorë logjiken e regjimit të Millosheviqit, me të cilën propaganda dhe mashtrimi synohej ta zëvendësonin realitetin. Të gjitha vendet në të cilat thirret Serbia, kanë konfirmuar që bëhet fjalë për lajme të rreme, dhe se njohjet e tyre konform praktikes së marrëdhënieve ndërkombëtare janë akte të pakthyeshme”, thuhet në deklaratë. 

 MPJ vlerëson se Kosova nuk do të qëndrojë indiferente përballë një Serbie agresive, e cila debatin tonë të brendshëm institucional në lidhje me afirmimin ndërkombëtar, në lidhje me anëtarësimin në organizata, në lidhje me dialogun, provon ta interpretoj si dobësi. 

“Serbia do të ndalet vetëm atëherë kur e kupton që përkundër debatit institucional ne vazhdojmë të veprojmë në unitet”, përfundon deklarata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat