Hoxhaj: Masat e importit do të mbesin në fuqi, Serbia po luan lojë të ndytë ndaj Kosovës

Aktuale

Hoxhaj: Masat e importit do të mbesin në fuqi, Serbia po luan lojë të ndytë ndaj Kosovës

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 16:42
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka komentuar edhe më tutje zhvillimet e fundit pas vendimit për masë tarifore të qeverisë së Kosovës ndaj importit të produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ai nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’ sot më herët kishte potencuar se politika e jashtme e Bosnjës është zgjatje e Beogradit dhe qartë politika e tyre antievropiane ndaj Kosovës,

Zëvendëskryeministri Hoxhaj tani nëpërmjet një postimi tjetër në ‘Twitter’ ka komentuar edhe veprimet politike të Serbisë duke i quajtur si kampanja të ndyta dhe korruptive.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Serbia është duke luajtur një kampanjë të ndytë dhe korruptive ndaj shtetësisë së Kosovës. Qeveria po merr vendime të duhura për të mbrojtur interesin nacional. Asgjë nuk mund ta ndalë shtetin e pavarur të Kosovës. Masat ekonomike të votuara dje, do të mbeten në fuqi”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat