Haradinaj i quan pallavra deklaratat e Presidentit për marrjen e Luginës së Preshevës - Bota Sot
Haradinaj i quan pallavra deklaratat e Presidentit për marrjen e Luginës së Preshevës

Aktuale

Haradinaj i quan pallavra deklaratat e Presidentit për marrjen e Luginës së Preshevës

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 18:32
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka quajtur pallavra deklarimet e presidentit Thaçi për marrjen e Luginës së Preshevës.

Këto deklarime Haradinaj i ka bërë në një intervistë në ‘info-magazinë’, teksa ka folur rreth dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj më parë ka kundërshtuar edhe idenë e Thaçit për korrigjim të kufijve, duke thënë se një ide e tillë është thirrje për luftë.

“Kosova nuk ndahet, atë nuk mundi ta bëjë as Millosheviqi”, ka thënë Haradinaj.

Sipas Haradinajt askush nuk ka të drejtë të rrezikojë territorin e Republikës së Kosovës, gjë që përcaktohet edhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...