LB: Kosova ndodhet para një rasti historik që nuk guxon ta humbë

Aktuale

LB: Kosova ndodhet para një rasti historik që nuk guxon ta humbë

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 20:00
Lëvizja për Bashkim

Lëvizja për Bashkim ka njoftuar se platforma e tyre politike, është platforma e parë dhe deri tani e vetme në skenën tonë politike, e cila ofron zgjidhje për çështjet që kanë mbetur të pazgjidhura midis Kosovës dhe Serbisë.

“Sikur të merrej parasysh atëherë nga institucionet shtetërore, kjo platformë do ta zgjidhte me kohë problemin dhe Kosova, sot, me tërë potencialin e energjinë e saj, do të merrej me çështjet e nevojat e përditshme të qytetarit, si: zhvillimi ekonomik, sistemi i drejtësisë, arsimi, shëndetësia etj. Moszbatimi i saj ka sjellë ‘zgjidhje’, të cilat shtetin e Kosovës e kanë bërë jofunksional’, thuhet në njoftimin e LB-së.

Njoftimi i plotë i Lëvizjes për Bashkim:

KOSOVA NDODHET PARA NJË RASTI HISTORIK QË NUK GUXON TA HUMBË!

Për disa ditë me radhë kemi postuar pjesët kryesore të platformës politike të LB-së për zgjidhjen e problemit shqiptaro-serb, të miratuar në Këshillin e Përgjithshëm në vitin 2010. Është platforma e parë dhe deri tani e vetme në skenën tonë politike, e cila ofron zgjidhje për çështjet që kanë mbetur të pazgjidhura midis Kosovës dhe Serbisë. Sikur të merrej parasysh atëherë nga institucionet shtetërore, kjo platformë do ta zgjidhte me kohë problemin dhe Kosova, sot, me tërë potencialin e energjinë e saj, do të merrej me çështjet e nevojat e përditshme të qytetarit, si: zhvillimi ekonomik, sistemi i drejtësisë, arsimi, shëndetësia etj. Moszbatimi i saj ka sjellë “zgjidhje” të cilat shtetin e Kosovës e kanë bërë jofunksional. Fuqia bllokuese e pakicës serbe në Kuvendin e Kosovës, kolonizimi i vazhdueshëm i veriut të Mitrovicës, shpërngulja e vazhdueshme e shqiptarëve nga Kosova Lindore, fondi i veçantë për se rbët e veriut të Kosovës, marrëveshja për asociacionin dhe shumë marrëveshje të tjera të dëmshme për Kosovën, kanë bërë që Kosova edhe pas 19 vjetësh çlirimi e 10 vjetësh pavarësie të mbetet peng i Serbisë dhe i serbëve. Edhe sot, pas 8 vjetësh nga nxjerrja e kësaj platforme, përkundër dëmeve të shkaktuara ndërkohë, ajo ende mbetet e vetmja e cila e trajton me seriozitet çështjen e pazgjidhur midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Përmes zgjidhjes që ofron kjo platformë, Kosova do t’i zgjidhte problemet e lartpërmendura dhe do ta forconte sovranitetin e saj. Konteksti aktual politik, rajonal e ndërkombëtar ofron një rast historik për zgjidhjen e këtij problemi, i cili nuk vjen shpesh, e madje mund të mos vij më si i tillë. Injorimi i këtij koncepti do të krijojë situatë tepër të dëmshme për vendin. Shteti ynë do të bëhet edhe më jofunksional. Do të vazhdojë spastrimi etnik i veriut të Mitrovicës dhe Kosovë s Lindore; do të fuqizohet roli bllokues i pakicës serbe në Kosovë, e rrjedhimisht edhe prezenca e ndikimit rus këtu; duke u marrë vazhdimisht, edhe më tutje, me probleme të tilla politike, Kosova nuk do të ketë mundësi të merret seriozisht me problemet e përditshme të qytetarit. Kjo gjendje e pashpresë, do ta mbysë çdo shpresë të qytetarëve për një të ardhme më të mirë dhe do të na sjellë në një situatë dëshpërimi, ku do të detyrohemi që, për të dalë nga ngërçi i padurueshëm në të cilin do të futemi, të bëjmë edhe marrëveshje të dëmshme me Serbinë. Është kohë reflektimi e guximi intelektual e jo kohë e krekosjes apo e llogarive partiake! Sot kemi mundësi të bëjmë zgjidhje, nesër do të detyrohemi të pranojmë “zgjidhje”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat