Shpend Ahmeti konfirmon se do t’i shkarkojë drejtorët e VV’së

Aktuale

Shpend Ahmeti konfirmon se do t’i shkarkojë drejtorët e VV’së

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 20:36
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se shumë shpejt do t’i shkarkojë drejtorët e Vetëvendosjes në kryeqytet.

Ai ka thënë se e kanë pritur mjaft Vetëvendosjen, duke theksuar se Prishtina nuk duhet të jetë peng i inatave me VV-në.

“Dera është hapur, ta shohim bashkëpunimin. Por nuk mund ta lëmë Komunën dhe qeverisjen ta lëmë peng, jam kryetar i komunës dhe duhet të marrim përgjegjësi. Është zvogëluar komunikimi me drejtorët e VV-së, por po e them që nuk mundemi të mbetemi peng i kësaj situate. Kjo situatë karshi komunës dhe VV-së nuk mund të vazhdojë”, ka thënë Ahmeti 

Ahmeti vlerësoi se tashmë situate ka arritur në fund, duke bërë të ditur se drejtorët e rinjë do të vendosen shumë shpejt.

“Prishtinën e vendosi para një sjellje të tillë. Nuk e lejoj që Prishtina të bie peng i këtyre mosmarrëveshjeve. I falënderoj drejtorët për punën që e kanë bërë, pasi kemi qenë bashkë në shumë sfida. Është e pamundur tash është bërë mjaft. Kam dëgjuar që ata i kanë mbledhur edhe stafin e tyre”, tha Ahmeti.

I pari i Prishtinës foli edhe  për “koalicionin” e përfolur me Partinë Demokratike të Kosovës.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat