Deda: Kosova duhet t’i vendosë embargo Serbisë

Aktuale

Deda: Kosova duhet t’i vendosë embargo Serbisë

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 21:44
Ilir Deda

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë Alternativa, Ilir Deda, ka folur rreth vendimit që ka marrë qeveria e Kosovës për mallrat e Serbisë. Deda ka thënë se Kosova duhet t'i vendosë embargo të plotë mallrave serbe.

 Deda ka thënë se Serbia është duke punuar kundër nesh dhe Kosova duhet t’ia bllokoj komplet mallrat.

“Ne duhet të vendosim bllokadë të plotë ndaj mallrave serbe. Kosova duhet t'i vendosë embargo Serbisë”, ka thënë Deda.

Ai ka thënë se nuk është e drejtë që Serbia t’i marrë miliona euro nga Kosova dhe të vazhdojë të na dëmtojë.

“Vetëm embargoja do të kishte efekt në Serbi. Me këtë veprim do të ngjallet reagime edhe në bizneset ne Serbi dhe ata do të fillojnë ta pranojnë vendin tonë si shtet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat