Yll Rugova akuzon Shpend Ahmetin se po bën lojë me shkarkimet selektive

Aktuale

Yll Rugova akuzon Shpend Ahmetin se po bën lojë me shkarkimet selektive

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 22:12
Drejtori i Kulturës në Komunën e Prishtinës, Yll Rugova dhe Shpend Ahmeti

Drejtori i Kulturës në Komunën e Prishtinës, Yll Rugova ka akuzuar të partin e Prishtinës, Shpend Ahmeti se po përdor taktikën e serbëve, që dikur përdornin me “shqiptarët e ndershëm”.

Përmes një statusi në Facebook, Rugova ka thënë se duke e shkarkuar Abern Vitinë dhe Nora Kelemndin dhe jo atë si drejtor, atëherë po bën një lojë për të legjitimuar qeverisjen e tij.

“Lojë me shkarkime selektive

Duke e shkarkuar Arben Vitine dhe Nora Kelmendin, dhe duke mos më shkarkuar mua si drejtor të Vetëvendosjes, Shpendi po e përdorë taktikën që serbët e përdornin me “shqiptarët e ndershëm” duke më shpallur “Vetëvendosje i ndershëm”. Kjo i bie, se edhe nëse dikush është Vetëvendosje, ai si kryetar është në gjendje ta lejojë në qeverisje. Por kjo është vetëm lojë për të legjitimuar qeverisjen e tij, absolutisht të zaptuar në zgjedhjet e fundit nga Vetëvendosja. E për më shumë qeverisje që ka tendenca të zgjerohet edhe me PDK-në. Është e vërtetë që në zgjedhjet e fundit në komunë i jam bashkuar Vetëvendosjes me ftesë nga vetë Shpendi dhe Dardani. Po unë e di se nuk do t’i kishim votat e duhura pa qenë duke garuar bashkarisht si Vetëvendosje. Andaj, përderisa kam garuar me këtë subjekt, edhe vazhdoj të jem pjesë e tij, nuk ka gjasa të marr vendime pa diskutuar me Lëvizjen. Megjithëse tashmë bashkëpunimi po duket se s’ka gjasa të vazhdojë. Pa marrë parasysh qysh po përjashtohemi, ne e dimë si do të kthehemi. #prishtina”, ka shkruar Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat