Dardan Gashi: Sot e 100 vjet nuk gjejmë serb që votojnë pro ushtrisë

Aktuale

Dardan Gashi: Sot e 100 vjet nuk gjejmë serb që votojnë pro ushtrisë

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 22:35
Dardan Gashi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Dardan Gashi ka deklaruar se nuk është i çuditshëm kundërshtimi i komunitetit serb por edhe Listës Serbe në drejtim të formimit të Ushtrisë së Kosovës, pasi sipas tij sot e 100 vjet nuk gjendet serb që voton pro ushtrisë.

Sipas Gashit, këso situata pati edhe ne qeveritë e kaluara. Duke komentuar deklaratën e kancelarit austriak, Sebastian Kurz i cili tha se është skeptikë sa i përket ushtrisë duke shtuar se pret që të ketë një dialog të rregullt me të gjithë partnerët ndërkombëtarë për kujdes të shtuar, Gashi tha se kjo deklaratë pati të bëjë për dialogun që është menduar të ndodhë me komunitetin serb.

“Për dialogun që është mendu që ta kemi këtu me komuniteti serb, që të bindet Lista Serbe që të jetë pjesë e formimit të Ushtrisë, kjo është paksa kërkesë naive sepse sot e 100 vjet nuk do të gjejmë serb, subjekt politik të llojit Lista Serbe që do të votojë pro Ushtrisë së Kosovës. Kemi pasur disa situata në qeverinë Thaçi 2, në atë mandat kur LDK-ja ka qenë në opozitë dhe është thirr pak a shumë edhe atëherë në mënyrë të papërgjegjshme kur ka tentuar të lëndoje politikisht qeverinë, duke mos e përkrahë”, ka thënë Gashi në KlanKosova.

Sipas tij në tema të mëdha kur kundërshtohen edhe vetë liderët, humbës mund të jetë vetëm Kosova.

“Idenë kur ka qenë atëherë pra nëse kishte qenë pro tani do të ishte temë e mbyllur. Ata që në moment duken se e shkatërruam Hashimin e fituan për vete, pas dy tre vitesh e shohin se u dëmtu Kosova, se dëmi i është bë Kosovës dhe jo Hashimit e Ramushit apo dikujt tjetër. Pasi në këto tema të mëdha, humbës mund të jetë vetëm Kosova.”, ka shtuar Gashi.

Ai madje ka thënë se ka qenë i befasuar me rezistencën e vogël nga Beogradi lidhur me ushtrinë.

“Me u kthy në temë ne përkrahje të heshtur dhe aktive kemi për themelimin e ushtrisë pothuajse nga të gjithë miqtë. Disa janë më skeptikë por për vete kam qenë i befasuar me rezistencën e vogël që ka ardhur jo vetëm nga ndërkombëtarët por edhe nga vetë Beogradi. Si duket kjo temë është marrë si fakt nga shumica e akterëve që ndërlidhen me Kosovën por edhe nga vetë Serbia, që kjo gjë do të ndodhë”, ka përfunduar Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat