Thaçi shtynë përpara agjendat e Serbisë, Kuvendi jashtë loje

Aktuale

Thaçi shtynë përpara agjendat e Serbisë, Kuvendi jashtë loje

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 7 nëntor 2018 Në ora: 23:03
Kuvendi i Kosovës

Edhe për kundër debateve në Kuvendin e Kosovës, Rezoluta për angazhimet e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjimit të kufijve” në dialogun me Serbinë, të mërkurën nuk është votuar në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, para deputetëve ka treguar se ky propozim është mbetur që të harmonizohet e pastaj të sjellët në Kuvend.

Sipas tij, qëllimi është që të mos krijohet debat përçarës.

“Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë ka mbetur që të harmonizohet bashkërisht. Ky është qëllim i përbashkët  që të mos krijojmë debat përçarës. Ky është qëndrim i gjithë kryetarëve të grupeve parlamentare”, ka thënë Veseli.

Megjithatë, marrëveshja historike në mes të Kosovës dhe Serbisë ka hyrë në fazën finale.

Të enjten në Bruksel vazhdojnë bisedimet Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ky është takimi i katërt i fazës finale për arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni nesër, e enjte,  në gazetën e shtypur, "Bota sot").

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat