Zeka: Bilall Sherifi jeton me intriga

Aktuale

Zeka: Bilall Sherifi jeton me intriga

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 23:42
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka ka vlerësuar se shefi i deputetëve të partisë, Bilall Sherifi jeton me intriga.

Zeka  bëri të ditur se nuk flet me Bilall Sherifin.

“Komunikoj me kryetarin e partisë. Jakup Krasniqi e ka me mu, me të shtimen e Billall Sherifit. Bilalli gjithë ka jetu qështu edhe në LPK, edhe në PDK me intriga”, ka thënë Zeka.

Ai tutje deklaroi se do të vazhdojë të qëndrojë në Nisma. Ka vlerësuar se në partitë e tjera ka përçarje edhe më të mëdha.

“Do të qëndroj në nisma. Partitë e tjera duke nis nga LDK e VV, janë 1 milionë më të përqame se Nisma. Jam ndier i fyer nga deklarata e Jakup Krasniqit, megjithatë unë e ruaj respektin deri në fund të jetës”, përfundoi Milaim Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat