Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli ka reaguar pas shkarkimit të dy drejtorëve të këtij subjekti nga i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli është shprehur se të gjithë këta drejtorë kanë kryer punët e tyre në mënyrën më të mirë në dikasteret përkatëse.
Sipas saj, Ahmeti me këtë veprim ka treguar etjet e tij të pa shuar për pushtet.
Ky është postimi i plotë i Pacollit në Facebook:
Arbeni, Nora dhe Ylli nga dita e parë e punës së tyre në Komunë i kanë shërbyer vetëm dhe vetëm qytetarëve.
Arbeni ka reformuar komplet sistemin e shëndetësisë në nivelin lokal duke i mundësuar të gjithë qytetarëve pa dallim përkujdesje dhe shërbimet më të mira shëndetësore.
Nora ka reformuar tërësisht të gjitha shërbimet kadastrale në Komunën e Prishtinës dhe pavarësisht kërcënimeve e presioneve ka dërguar shumë lëndë në Drejtorinë për Krime të Rënda Ekonomike, të tjetërsimeve të pronave komunale që kanë ndodhur më parë. Nora gjatë gjithë kohë ka qenë gardiane e pronave publike.
Ylli që nga dita e parë ka bërë rifreskimin e kulturës në Prishtinë duke realizuar shumë projekte në mesin e tyre edhe sjelljen e bienales së artit Manifesta në Prishtinë.
Arbenin, Norën dhe Yllin do t’i zëvendësoj me ekspertë të PDKsë. PDK e cila asnjëherë nuk arriti të fitoj hise në qeverisjen lokale me përkrahje nga qytetarët e Prishtinës sot po ia mundëson Shpend Ahmeti.
Shpendi ka treguar edhe më herët por sot e ka treguar etjen e tij të pa shuar për pushtet.