Organizohet marsh për bashkimin e Luginës me Kosovën, kryetari i Bujanovcit kërkon mbëshetje

Aktuale

Organizohet marsh për bashkimin e Luginës me Kosovën, kryetari i Bujanovcit kërkon mbëshetje

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 09:53
Foto

Shoqata “Çamëria” në Kosovë të shtunën do të mbajë marsh mbështetës për bashkimin e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit me Kosovën.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Bujanovcit, Shaip Kamberi përmes një njoftimi në facebook.

Në këtë marsh pritët të marrin pjes shqiptarë nga gjitha trojet të cilët mbështesin bashkimin e luginës me Kosovë.

“Të shtunën më datë 10 nëntor, shoqata “Çamëria” në Kosovë organizon marshin mbështetës për bashkimin e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit me Republikën e Kosovës. Tubimi i shqiptarëve përkrahës të këtij manifestimi paqësori është para bibliotekës kombtare në Prishtinë gjer ora 11:00 prej ku edhe fillon marshimi në drejtim të sheshit “Nënë Tereza”. Në këtë tubim, pritet të marrin pjesë shqiptar nga gjitha trojet. Prandaj, Të interesuarit për pjesmarrje mund t’i japin fuqi këtij tubimi madhor!”, ka shkruar Kamberi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat