O’Connell flet për takimin e sotëm në mes të Thaçit dhe Vuçiq

Aktuale

O’Connell flet për takimin e sotëm në mes të Thaçit dhe Vuçiq

Nga: G.B Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 11:39
Ruairi O’Connell

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, u ka dhënë mundësinë miqve të tij në Facebook, që të bëjnë pyetje dhe ai tu përgjigjet.

Një pyetje ka qenë se çka pret ai nga takimi i sotëm në mes të Thaçit dhe Vuçiq, shkruan Bota sot.

E ambasadori i është përgjigjur duke thënë se është e rëndësishme që të jetë një proces që do ta përparojë Kosovën dhe ta përmirësojë stabilitetin e rajonit, derisa ka vlerësuar dhe debatet e fundit në Kuvend, por që sipas tij secila parti duhet të përfshihet dhe të përdor këtë mundësi për të ardhur tek një marrëveshje.

“Shiqoni, duhet të jetë e qartë në fillim se ne mbështesim fuqishëm përpjekjet e Përfaqësueses së Lartë të BE, Mogherini, për të lehtësuar procesin normalizimit në mes Kosovës dhe Serbisë. Mungesa e marrëdhënieve bilaterale, normale dhe pozitive mes dy shteteve i lë mbrapa jo vetëm këto dy shtete por edhe rajonin. Është vërtet pozitive, falënderuar edhe angazhimit të Presidentit Hashim Thaçi, që tani ka energji dhe fokus në këtë çështje. Është tejet e rëndësishme të kemi një proces që do përparojë Kosovën, të përmirësojë stabilitetin e rajonit dhe që të jetë i zbatueshëm në Kosovë. Debatet e fundit në Kuvend janë hap i mirë, por secila parti duhet të përfshihet dhe të përdorë këtë mundësi për të ardhur deri tek një marrëveshje. Takimet janë veç takime, por çka është e rëndësishme është angazhimi politik duke kontribuar me ide se si të ketë një zgjidhje përfundimtare”, ka qenë përgjigja e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat