Takimi Mogherini-Thaçi-Vuçiq mbahet sonte në orën 20:00 - Bota Sot
Takimi Mogherini-Thaçi-Vuçiq mbahet sonte në orën 20:00

Aktuale

Takimi Mogherini-Thaçi-Vuçiq mbahet sonte në orën 20:00

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 11:58
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Frederica Mogherini dhe Aleksander Vuçiq

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Bruksel për të zhvilluar takimin e radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Ai sonte në orën 20:00 do të ketë takimin e përbashkët me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq të ndërmjetësuar nga Shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Thaçi fillimisht do të ketë takim bilateral me Mogherinin nga ora 18:00, kurse një orë më pas do të jetë Vuçiq që do të pritet nga Mogherini, para takimit të përbashkët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...