Ambasadori britanik thotë se disa vende i kanë tërhequr njohjet për Kosovën - Bota Sot
Ambasadori britanik thotë se disa vende i kanë tërhequr njohjet për Kosovën

Aktuale

E martë, 20 nëntor 2018

Ambasadori britanik thotë se disa vende i kanë tërhequr njohjet për Kosovën

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 12:11
Ruairi O’Connell

Ruairi O’Connell në përgjigjen ndaj një komentuesi në rrjetin social facebook, e ka konfirmuar se disa shtete i kanë tërhequr njohjet për Kosovën.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë justifikim për këto veprime.

“Fatekeqesisht, disa vende i kane terhjek njohjet e tyre per Kosoven. Nuk mendojme qe ka ndonje justifikim per keto veprime. Kosova i permbushe te gjitha kriteret per te qene nje shtet i pavarur, ne e kemi pranuar Kosoven si shtet i pavarur dhe Sovran”, thuhet në përgjigjen e ambasadorit britanik.

Gjatë kohëve të fundit Serbia ka rritur lobimin te disa shtete për të tërhequr njohjet për Kosovën.

Në më shumë se 7 raste, Minsitria e Jashtme është detyruar të demantojë pretendimet e Serbisë.

Ende nuk dihet se për cilat shtete e ka pasur fjalën ambasadori O’Conell kur ka konfirmuar se kanë tërhequr njohjen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test