A u ka borxh Londra shqiptarëve për copëtimin e tokave? O’Connell jep përgjigje të ashpër

Aktuale

A u ka borxh Londra shqiptarëve për copëtimin e tokave? O’Connell jep përgjigje të ashpër

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 12:42
Ruairi O’Connell

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, shpesh praktikon në Facebook-un e tij një sesion me pyetje-përgjigje me qytetarë.

Pyetjet që i bëhen atij janë nga fushat e ndryshme, si ekonomia, vizat, sporti, por sigurisht, më së shumti i bëhen pyetje politike.

Një qytetar ka shkuar “prapa në kohë”, duke i bërë një pyetje rreth konferencës së Londrës në 1913.

“Zotëri ambasador, pyetja ime është: Shkurt dhe shqip, kur po na e ktheni borxhin si Londër që na keni ne shqiptarëve nga viti 1913, kur po i bashkoni prap trojet shqiptare?”, kishte komentuar një qytetar.

“Faleminderit për pyetjen. Më duhet ta pranoj, kjo pyetje më duket ofenduese, thellësisht fyese. Britania i ka bërë gjitçka për të ndihmuar Kosovën, dhe ju prapë po thoni që ne i kemi borxh shqiptarëve. 14 persona nga shërbimi britanik kanë vdekur në Kosovë, dhe më duket e papranueshme kur ju mendoni që ne kemi borxh ndaj juve për të krijuar Shqipërinë e Madhe. Nëse po flasim për keto gjera, është vështire të shohim se si rajoni do të përparojë nëse flasim për territore më të mëdha”, është përgjigjur O’Connell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat