Të shkarkuarit e Vetëvendosjes: Veprimi i Ahmetit i paguximshëm dhe qyqar

Aktuale

Të shkarkuarit e Vetëvendosjes: Veprimi i Ahmetit i paguximshëm dhe qyqar

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 13:52
Foto nga konferenca e VV-se

(E plotësuar) - Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, shkarkoi dje nga pozita drejtorin e Shëndetësisë, Arben Vitija dhe Nora Kelmendin që udhëhiqte Drejtorinë e Kadastrës. Këta të fundit deklaruan sot se për shkarkimin e tyre morën vesh mbrëmë në një emisioni televiziv.

Ish-drejtorët që vijnë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë pranuar se muajt e fundit nuk kanë pasur komunikim të rregullt me kryetarin Ahmeti, ndërsa veprimin e tij për shkarkim e kanë quajtur qyqarllëk.

Edhe pse se e mori vesh vetëm nga mediat shkarkimin e tij, tashmë ish-drejtori i Shëndetësisë, Arben Vitija ka pranuar se e ka pritur një veprim të tillë nga Shpend Ahmeti i Partisë Socialdemokrate, pasi kohët e fundit komunikimi mes tyre nuk ishte në nivel.

Ai në një konferencë për media tha se ka disa muaj që shefi i tyre në komunë nuk u përgjigjët në mesazhet elektronike.

Vitija: Ka muaj që nuk kemi komunikim të rregullt me kryetarin Shpend Ahmeti

“Po, të bëhem i sinqertë sepse ka muaj që kryetari nuk përgjigjet në email-at tonë, ka muaj që nuk përgjigjet as në telefonatat ose shkrimet që i bëjmë atij. Ndodh një herë në dy muaj dërgon një SMS ose diçka të ngjashme sa për të thënë u përgjigja, por të gjitha këto na kanë lënë për të dyshuar se një gjë e tillë është duke u përgatitur dhe do të ndodhë ashtu siç edhe ndodhi”, tha ai.

Nora Kelmendi që u shkarkua nga pozita e udhëheqëses së drejtorisë së kadastrit, veprimin e Ahmetit e ka quajtur qyqarllëk. Ajo tha se kryetarit të Prishtinës nuk po i bëhet vonë më për besimin e qytetarëve dhe angazhimin e aktivistëve, e as për premtimet përmes së cilave e fitoi mandatin.

Kelmendi: Gjesti i Shpend Ahmetit tregon qyqarllëk

“Akti i shkarkimit, të cilin e bëri dje Shpendi publikisht përmes një emisioni televiziv, tregon se ai e kishte shumë të vështirë të ballafaqohej sy më sy, sidomos me mua dhe Benin, si dhe Yllin, dhe të gjitha që i tha mbrëmë janë të paqëndrueshme. Gjesti i tij tregon veçse një qyqarllëk dhe mungesë guximi dhe respekti ndaj neve, besimit qytetar dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Pas pesë viteve punë të përbashkët, Shpendi nuk arriti t’i gjejë as pesë minuta të bisedojë me ne dhe të na i tregojë këto”, tha ajo.

Sipas saj, të përjashtosh Lëvizjen Vetëvendosje nga qeverisja komunale tregon që kryetari Ahmeti ka hequr dorë nga programi në të cilin kanë fituar bashkërisht besimin e qytetarëve.

Ndërsa Yll Rugova, drejtor i Kulturës, tha se është i bindur që shumë shpejt Vetëvendosje do të bëjë projekte të mëdha për Prishtinën.

Image

 

Rugova: Dje Lëvizja Vetëvendosje është larguar nga Komuna e Prishtinës

“Pa marrë parasysh a quhet shkarkim apo çfarëdo forme tjetër, Lëvizja Vetëvendosje dje është larguar nga Komuna e Prishtinës, duke krijuar një mundësi që të bëhen ku ta di unë koalicione të reja brenda qeverisjes aktuale dhe gjithë ai besimi i qytetarëve që është bërë përmes votave të tjetërsohet tërësisht”, tha ai.

Yll Rugova nuk u shkarkua nga Shpend Ahmeti, bashkë me Kelmendin dhe Vitinë, por ai nuk do të vazhdojë të mbajë postin e drejtorit të Kulturës.

Dje, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, dikur pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, sot kryetar i PSD-së, njoftoi se ka shkarkuar drejtorin e shëndetësisë dhe atë të Kadastrës. Sipas tij, relacioni PSD-VV nuk mund të vazhdojë pa marrëveshje, pasi si i tillë po shkakton telashe.

Të shkarkuarit e Vetëvendosjes: Veprimi i Ahmetit i paguximshëm dhe qyqar 

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shkarkuar mbrëmë nga pozita drejtorin e Shëndetësisë Arben Vitinë dhe Nora Kelmendin, drejtoreshën e Kadrastrit, të dy këta anëtarë të lëvizjes Vetëvendosje

“Relacioni PSD-VV nuk mund të vazhdojë pa marrëveshje e kjo po shkakton edhe telashe në qeverisje me ose pa dashje. Derën e kanë hapur por jo kështu”, tha Ahmeti.

Pas këtyre shkarkimeve nga pozita e drejtorit të Kulturës është tërhequr edhe Yll Rugova.

Vitia, Kelmendi dhe Rugova kanë dalë sot në një konferencë për media dhe kanë falënderuar qytetarët për besimin që ua kanë dhënë atyre.

Por kanë thënë se veprimi i Ahmetit për shkarkimin e tyre tregon mosguxim për t’u ballafaquar me ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat