Johannes Hahn në fillim të dhjetorit viziton Kosovën

Aktuale

Johannes Hahn në fillim të dhjetorit viziton Kosovën

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 13:55
Në takimin e sotëm të Këshillit Ministror për Integrim Evropian u dakorduan prioritetet e ERA-s, si dhe u vendosën prioritete për ERA 2.

Në takimin e sotëm të Këshillit Ministror për Integrim Evropian u dakorduan prioritetet e ERA-s, si dhe u vendosën prioritete për ERA 2.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha në konferencë për media të mbajtur pas takimit treguan se Komisionari evropian për zgjerim dhe fqinjësi Johannes Hahn, do ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit.

Kjo vizitë sipas Haradinajt përçon mesazhin që Kosova është kandidat serioz potencial për status të kandidatit ne BE, sado që ka pranuar se ka ligje më specifike që kërkojnë votë të posaçme.

Mirëpo, kur u pyet për liberalizimin e vizave, Haradinaj ndër tjerash pranoi se ka hezitim që Kosova të futet në agjendë.

Haradinaj: Ka hezitim që Kosova të futet në agjendë, duhet ta marrim rezikun

“Ajo që po na mungon tani aktualisht është një gatishmëri që me hy në agjendë me arsyetimin se disponimi nuk është më i miri, pra shihni si është gjendja, Komisioni i ngarkuari me vlerësuar Kosovën e ka vlerësuar saktë se i ka përmbush, parlamenti e ka votuar pro, vendimmarrësi legjislativ e ka votuar pro, zbatuesit në këtë rast janë ministrat e brendshëm dhe qeveritë kanë një hezitim me shti në rend të ditës me arsyetimin se disponimi vullneti politik, bindja është jo aq e qartë në këto etapa. Unë po mendoj që është mirë me u marrë rreziku, sido që të votojnë ministrat, si po, si jo, të hyjë në rend dite, kjo është kërkesa e Kosovës, nuk bën me na paragjykuar rezultatin e mos me hy në rend të ditës, ndryshe atëherë s’kishim shkuar as në parlament, nuk ka logjikë tash në fazën e zbatimit me pas hezitim. Po lobojmë në vendet e caktuara që të hyjë në agjendë, po tash ka mbet si çështje disponimi. Unë besoj se po hyn në agjendë ka me u votu, pra do ta marrim lajmin në këtë fund të vitit, për po”, tha i pari i ekzekutivit.

Haradinaj po ashtu tha se këtë kërkesë ka pasur për kancelarin austriak Sebastian Kurz.

Edhe Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha tha se kanë insistuar që  Kosova të futet në agjendë.

Në disa veprime ka pasur progres, theksoi Ministrja Hoxha, por nuk mund të konsiderohen të përmbushura po u përmbyllur të gjitha fazat. Në rastet kur veprimet janë miratimi i legjislacionit, sipas saj, nuk mund të thuhet se veprime të tilla janë përmbushur pa u miratuar legjislacioni në Kuvend si dhe e njëjta vlen edhe për veprime të tjera, ku progresi nuk do të thotë përmbushje.

E pyetur për premtimet e marra nga evropianët për liberalizim të vizave, Hoxha përmend një intervistë të Mogherinit pas votimit të Demarkacionit me Malin e Zi.

Hoxha: Ndërkombëtarët premtonin se vizat bëhen pas kalimit të Demarkacionit:

“Sa i përket deklarimit tim për pritje dhe premtime, është e vërtetë sepse çdo zyrtar i huaj, qoftë ministër, qoftë kryeministër që kanë vizituar Kosovën në 3-4 vitet e fundit duke kërkuar që të kalohet Demarkacioni, sepse nëse kalon Demarkacioni vizat do të bëhen. Dje është ritransmetuar një intervistë me Mogherinin e cila në mënyrë shumë të qartë e ka theksuar se nëse kalon Demarkacioni do të bëhen vizat për kosovarët. Dje është ritransmetuar ajo intervistë që është dhënë para kalimit të Demarkacionit, në shkurt të këtij viti”, u shpreh Hoxha,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat