SHBA vazhdon mbështetjen për institucionet e zbatimit të ligjit në Kosovë

Aktuale

SHBA vazhdon mbështetjen për institucionet e zbatimit të ligjit në Kosovë

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 15:36
Colleen Hyland dhe Ekrem Mustafa

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, Colleen Hyland, me të cilën biseduan për gjendjen e përgjithshme në sferën e sigurisë në Republikën e Kosovës dhe zhvillimet e fundit në vend.

Bashkëbiseduesit u dakorduan që institucionet e vendit të vazhdojnë përkushtimin e tyre kundër terrorizmit dhe rëndësinë në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.

Hyland tha se SHBA do të vazhdojë të ofrojnë përkrahje në ngritjen e kapaciteteve për institucionet e zbatimit të ligjit në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit dhe përpjekjeve kundër korrupsionit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat