Thaçi sapo arriti një marrëveshje në Bruskel, ja për çfarë bëhet fjalë

Aktuale

Thaçi sapo arriti një marrëveshje në Bruskel, ja për çfarë bëhet fjalë

Nga: D.RR Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 19:05
Hashim Thaçi dhe Frederica Mogherini

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar në rrjetin e tij social në Facebook se ka arritur një marrëveshje me Federica Mogherinin për dinamizimin e dialogut dhe shtimin e përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Më vonë ai do të takohet edhe me Aleksandër Vuçiq.

“Sapo e përfundova takimin me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherinin. U pajtuam për dinamizimin e dialogut dhe shtimin e përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka njoftuar Thaçi, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat